Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me seancat stërvitore para ndeshjes së të premtes ndaj Rumanisë.
Ndryshe nga ditët paraprake, ku “Dardanët” zhvilluan përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali, ata do të zhvendosen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Stërvitja e sotme do të nis nga ora 11:00.
Ndryshe, Edon Zhegrova me bashkëlojtarë, do të jenë nikoqir të Rumanisë të premten e 6 shtatorit, derisa tri ditë më vonë udhëton drejt Qipros për përballjen ndaj tyre.
Kosova i nis garat në Ligën e Kombeve pikërisht në këtë ndeshje, derisa do të synojnë rimëkëmbjen pas dështimit në kualifikimet për Kampionatin Evropian.