Të hënën në ora 08:00 në Rahovec ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Njoftimi i plotë:
Rahovec 02.09.2024-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.