Lindja e Mesme është një hap larg një lufte totale

Konflikti në Lindjen e Mesme ka eskaluar në mënyrë dramatike kur Hezbollahu, një grup militant islamist i mbështetur nga Irani, ka lëshuar qindra raketa dhe dronë ndaj Izraelit në shenjë hakmarrjeje për atentatin ndaj komandantit të tij në Beirut muajin e kaluar.

Rreth 100 avionë luftarakë izraelitë kanë sulmuar objekte në Liban pak para këtij sulmi, pasi ushtria izraelite e vlerësoi se Hezbollah po përgatiste një sulm. Ushtria izraelite thotë se këto veprime ishin në kuadër të “vetëmbrojtjes”.

Ende nuk është e qartë nëse shkëmbimi i ashpër i zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit do të rezultojë në një luftë të plotë. Të dyja palët, Izraeli dhe Hezbollah, përmes kanaleve jozyrtare kanë thënë se nuk dëshirojnë një luftë totale, por po ashtu kanë deklaruar se janë të gatshëm për të.

Një deklaratë e rëndësishme ka ardhur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili në një video-mesazh tha se “ky nuk është fundi i tregimit”.

Ai shtoi se liderët e Hezbollahut dhe Iranit duhet të dinë se përgjigja izraelite është “një hap tjetër drejt ndryshimit të situatës në veri dhe rikthimit të sigurt të qytetarëve në shtëpitë e tyre”.

Një informacion jozyrtar i publikuar nga Reuters, duke u mbështetur në dy diplomatë që folën në kushte anonimiteti, sugjeron se Izraeli dhe Libani kanë shkëmbyer mesazhe përmes ndërmjetësve për të parandaluar një eskalim të mëtejshëm.

Sipas një diplomati, mesazhi kryesor ishte se të dyja palët e konsiderojnë shkëmbimin e zjarrit të djeshëm “të përfunduar” dhe asnjëra palë nuk dëshiron një luftë totale.

Hezbollah është shumë më i fuqishëm se Hamasi

Duhet pasur parasysh se një luftë totale me Hezbollahun do të ishte një sfidë e madhe edhe për ushtrinë e fuqishme izraelite. Hezbollah disponon mijëra luftëtarë të kualifikuar dhe ka grumbulluar armë me ndihmën e bujshme nga Irani. Në sulmin e djeshëm, ata përdorën dronë dhe raketat e papërqendruara të prodhimit sovjetik “Katiusa”, siç konfirmoi udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrullah.

Megjithatë, Hezbollah ka në dispozicion edhe një numër të konsiderueshëm raketash precize dhe me rreze të gjatë, që, sipas Nasrullahut, nuk u përdorën në sulmin e djeshëm, por mund të përdoren në të ardhmen të afërt.

Ushtria izraelite, e cila ka eliminuar mijëra anëtarë të Hamasit në Gaza në muajt e fundit, është e vetëdijshme se Hezbollah është një kundërshtar shumë më i fortë. Për këtë arsye, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, i tha Sky News se Hezbollah është një nga organizatat më të mëdha militante në botë dhe “më e fortë se shumë ushtri”.

Jordania dhe Egjipt paralajmërojnë për përhapjen e luftës

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka paralajmëruar gjeneralin amerikan C.Q. Brown gjatë një takimi për rrezikun e një “konflikti të madh” në Liban. Zyra e presidentit Sisi tha në një komunikatë se lideri egjiptian i ka thënë gjeneralit Brown se komuniteti ndërkombëtar duhet “të bëjë çdo përpjekje dhe të rrisë presionin për të ulur tensionet dhe për të ndaluar përshkallëzimin që rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Nga ana tjetër, Jordania ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të çojë në një “luftë rajonale”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanit, Sufain Qudah, tha se “agresioni i pamëshirshëm izraelit në Gaza dhe dështimi për të arritur një armëpushim e ekspozojnë rajonin ndaj rrezikut të përhapjes së konfliktit”, raporton media shtetërore jordaneze.

Nëse lufta përshkallëzohet më tej, mund të përfshihen Irani dhe Amerika

Në skenarin më të keq, nëse Izraeli dhe Hezbollahut shkojnë në një luftë totale, nuk është e pamundur që Irani dhe Amerika të përfshihen drejtpërdrejt. Pasojat e një eskalimi të tillë do të ishin të rëndësishme për të gjithë botën. Megjithatë, faktor i rëndësishëm është edhe Hamasi, i cili, ndonëse është dobësuar nga sulmet izraelite në Gaza dhe humbja e mijëra luftëtarëve dhe një pjesë të rëndësishme të udhëheqjes, me siguri dëshiron një luftë ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit.

Duhet të kujtojmë se Hezbollah ka paralajmëruar se do të vazhdojë të qëllojë raketat në Izrael sa kohë që luftimet vazhdojnë në Gaza. Kjo nënkupton se një skenar i mundshëm është që Izraeli, nëse të gjitha përpjekjet diplomatike për deeskalim dështojnë, mund të përpiqet të zgjidhë problemin e Hezbollahut me forcë, duke përfshirë një invazion të mundshëm në jug të Libanit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews