Është arrestuar një burrë në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47.
“Podujevë / 26.08.2024 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë”, thuhet në raport. /TelegramNews/