I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi për një “bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm”, në forumin e Alpbachut në Austri.
Përmes një postimi në platformen “X” Lajçak u shpreh i lumtur që është kthyer në këtë forum.
“Mezi presim një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë”, ka shkruar Lajçak.
Atje po qëndron edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila dje mbajti në fjalim në Forumin Europian Alpbach 2024.
Presidentja njoftoi gjithashtu për “një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota”, ku u diskutuan ” tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”.
Good to be back @forumalpbach for an interesting conversation about the future of the Western Balkans and the potential of the next generation. Looking forward to another day of exchanges with young people from the region and beyond. pic.twitter.com/J2FVnXOEJy
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2024