Lojërat Mesdhetare “përplasin” Qeverinë dhe Komunën e Prishtinës

Tetë shtatori i vitit të kaluar u konsiderua si datë shumë e rëndësishme për sportin e Kosovës pasi në Greqi Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Por tashmë kur po bëhet një vit nga kjo marrëveshje, në Kosovë nuk është bërë asnjë hap për të përmbushur marrëveshjen e nënshkruar, madje nuk është formuar as Komiteti Organizativ që do të merrej me punët operacionale në teren.

Për më tepër, tashmë ka edhe një përplasje ndërmjet Komunës së Prishtinës si nikoqire e këtyre lojërave dhe Qeverisë së Kosovës si garantuese financiare e tyre. Kjo e fundit ka kërkuar nga ICMG (Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare) që të ndryshohet marrëveshje dhe qeveria të jetë bartëse e këtij organizimi.

Një lëvizje të tillë të ekzekutivit e ka konfirmuar për KosovaPress, edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e quajtur atë si kërkesë absurde.

“Pyeteni vet qeverinë pse ka kërkuar ta ndryshojë marrëveshjen, do të thotë është një absurd që unë nuk kam mundur ta besoj, që qeveria i humb 11 muaj duke na thënë ne që janë duke e krijuar ligjin i cili do të na funksionalizojë dhe përshpejtojë proceset për të krijuar infrastrukturën për Lojërat Mesdhetare, ndërsa çfarë kanë punuar ata, kanë punuar në një propozim që e kanë dërguar tek ICMG (Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare) ku kanë kërkuar prej tyre ta nënshkruajnë një kontratë të re ku ta krijojnë një bord të ri i cili e ka në krye të bordit kryeministrin, ose ne bord ministra, do të thotë bord politik që nuk ka asnjë sens në aspektin e zhvillimeve të një spektri sportiv që duhet të jetë jashtë politikës totalisht”, ka thënë Rama.

Rama gjithashtu ka konfirmuar se ICMG i ka kthyer përgjigje negative Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e kësaj marrëveshje.

“Pra kjo është për fat të keq që na i kanë humbur 11 muaj, por shpresoj që e kanë marrë përgjigjen nga ICMG negative. Ata iu kanë thënë që duhet të punojnë normalisht me qytetin dhe Komitetit Olimpik sepse do të jetë “Prishtina 2030” sikur që është Parisi sot, sikur që ka qenë Londra, pra janë qytete ato të cilat organizojnë Lojërat Mesdhetare apo Olimpike, jo shtetet edhe nuk është spektri politik por sportiv që duhet të merret me të dhe t’i organizojë, pra në këtë rast edhe kryeqyteti si nikoqir së bashku me Komitetin Olimpik dhe në bazë të kontratës të cilën ne e kemi nënshkruar vitin e kaluar më 8 shtator të vitit 2023 ku nikoqir është Prishtina së bashku me Komitetin Olimpik”, ka bërë të ditur Rama.

Nga ana tjetër, anëtari i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Arben Fetahu ka bërë thirrje që secili autoritet përkatës t’i kryej detyra që i ka si përgjegjësi për këtë ngjarje madhore, duke shtuar se shpreson që këto ngecje të mos e rrezikojnë organizimin e këtyre lojërave në Prishtinë.

“Një gjë që është tejet e rëndësishme është që ne të jemi shumë ekspeditiv, shumë të shpejtë në krijimin e të gjitha mekanizmave të cilat kërkohen me këto dokumente të cilat i kemi nënshkruar dhe jemi zotuar, së pari si Komitete Olimpik dhe së dyti si shtet, pa marrë parasysh cili nivel e ka bërë këtë zotim, nëse kemi të bëjmë me përfaqësim në nivel të qeverisë apo të kryeqytetit apo Komitetit Olimpik, unë besoj që të gjitha palët janë përgjegjëse për të vepruar sa më shpejtë që të jetë e mundur për të qenë në pajtueshmëri me kushtet e kësaj marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar me ta…Dua të shpresoj që nuk do të kemi ndonjë pasojë nga kjo ngecje në plotësimin e këtyre kushteve ndaj ICMG-së (Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare) dhe po shpresoj që do ta gjejmë rrugën e duhur për të qenë në vijë me kushtet dhe mos ta rrezikojmë organizimin e lojërave”, tha Fetahu.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Sportit për këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews