Fenomeni i dhunës në shoqërinë kosovare

Çdo ditë e më shumë në media po shohim raportime të shumta të dhunës në vendin tonë. Skena nga mosmarrëveshjet, përplasjet fizike e deri te therjet e gjuajtjet me armë zjarri. E dita ditës po vërejmë se dhuna si fenomen gjithnjë e më shumë po përfshihet në çdo ndërveprim në shoqërinë kosovare.

Por çka është dhuna, nga vjen dhe si manifestohet ajo?

Dhuna mund të përkufizohet si përdorimi i forcës ose fuqisë, qoftë ajo fizike, verbale ose psikologjike, për të shkaktuar dëme, frikë, ose kontroll mbi të tjerët.

Dhuna tashmë është shëndrruar në një fenomen të përhapur dhe mjaft sfidues që prek shoqëritë moderne përshirë edhe Kosovën në mënyra të ndryshme. Ajo mund të manifestohet në forma fizike, psikologjike, ekonomike dhe strukturore, duke ndikuar në individë dhe komunitete në mënyra të ndryshme.

Nëse flasim për dhunën si fenomen shoqëror, atëherë duhet nisur nga familja si strukturë sociale. Te shumica e familjeve kosovare dhuna dhe ndëshkimi ka qenë dhe mbetet një prej mjeteve të “edukimit”. Qysh në fëmijërinë e hershme, individët mësohen me dhunën duke e bërë atë pjesë të përditshmërisë së tyre. Kjo sjellje e dhunshme pastaj manifestohet në ndërveprimet me të tjerët, nisur nga institucionet për edukimin e fëmijëve ku fatkeqësisht kemi raportime të shumta se si dhunohet me fëmijët në emër të ‘disiplinës dhe rregullit’.

Për të vazhduar më pas te fyerjet e rrahjet në studio televizive, e deri te salla e Kuvendit të Kosovës. Kështu dhuna shpesh mësohet përmes procesit të socializimit, ku individët marrin modele sjelljeje nga familja, shoqëria, mediat dhe institucione të tjera. Kjo ndikon në normalizimin e dhunës, aq sa ajo të shihet si mënyrë e pranueshme për të zgjidhur konfliktet.

Pra po e shohim se ky fenomen nuk është i ri, dhe jo që nuk ka ndodhur edhe më parë në shoqërinë kosovare, përkundrazi kemi të bëjmë me diqka që është thellë e ngulitur në strukturën dhe kulturën tonë shoqërore, ku normat dhe vlerat kulturore justifikojnë ose legjitimojnë përdorimin e dhunës.

Në disa kultura, norma tradicionale mund të justifikojë përdorimin e dhunës për të ruajtur nderin e familjes, për të disiplinuar anëtarët e familjes, ose për të kontrolluar sjelljen e individëve që devijojnë nga pritshmëritë shoqërore. Nëse ndalemi te kultura e popullit shqiptar atëherë kemi Kanunin, një kod i lashtë zakonesh dhe ligjesh tradicionale,  i cili ka rregulluar jetën shoqërore dhe private për shekuj me radhë. E padyshim që një nga aspektet më të njohura dhe të debatueshme të Kanunit është koncepti i gjakmarrjes (ose “hakmarrjes”), i cili ka sjellë shumë dhunë dhe konflikte ndërmjet familjeve dhe fiseve. Por që edhe sot shohim se disa  prej rregullave dhe kodeve të tij kanë mbijetuar në mendësinë dhe praktikën shoqërore. Kjo padyshim edhe për shkak të mungesës së një sistemi të fortë gjyqësor në Kosovë, që ka bërë që individët dhe familjet të kthehen te normat tradicionale për zgjidhjen e konflikteve.

Hannah Arendt tek libri i saj “Mbi Dhunën” argumenton se dhuna është një mjet i imponuar nga jashtë që përdoret kur pushteti dobësohet ose nuk ekziston më. Në këtë kuptim, përdorimi i dhunës shpesh tregon mungesën ose humbjen e pushtetit. Arendt thekson se në shoqëritë ku institucionet humbasin legjitimitetin dhe pushteti tradicional bie, dhuna mund të bëhet një mjet i zakonshëm për të zgjidhur konfliktet.

Shoqëria e dhunshme është një koncept që përshkruan shoqëri ose grupe brenda një shoqërie ku dhuna është e pranishme dhe e normalizuar në marrëdhëniet sociale.

Shkaqet e dhunës në një shoqëri janë komplekse dhe mund të lidhen me faktorë të ndryshëm socialë, ekonomikë, politikë dhe individual.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës në media gjithashtu është një çështje shqetësuese, përfshirë televizionin, filmat, dhe lojërat video, mund të desensibilizojë individët ndaj dhunës dhe të nxisë sjellje imitative.

Dhuna pra është një problem serioz që prek shumë aspekte të jetës së përditshme dhe të zhvillimit të vendit.

Ajo mund të marrë forma të ndryshme, duke përfshirë dhunën familjare, dhunën në shkollë, dhunën ndaj grave dhe dhunën në vendin e punës. Dhuna në familje në Kosovë është shumë e pranishme sidomos me gratë dhe fëmijët që janë shpesh viktimat kryesore. Derisa shumë raste të dhunës në familje nuk raportohen për shkak të stigmatizimit dhe frikës nga hakmarrja.

Korrupsioni dhe ndikimi politik në polici dhe sistemin e drejtësisë janë faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në dështimin e shtetit për të luftuar dhunën. Eliminimi i dhunës në një shoqëri kërkon një qasje të gjithanshme dhe të koordinuar, duke përfshirë masat ligjore, arsimore, sociale dhe kulturore./Edona Salihu

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews