Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja ishte afër të transferohej te Ipswich Town, por transferimi i tij thuhet se ka dështuar tashmë.
Para disa ditësh në mediat angleze u raportua se Chelsea dhe Ipswich Town kanë arritur marrëveshje për Brojën, i cili do të huazohej me obligim blerje për 35 milionë euro.
Megjithatë, gazetari i The Guardian, Jacob Steinberg ka raportuar sot se transferimi i Brojës te Ipswich Town ka dështuar tashmë.
Sipas tij, huazimi i Armando Brojës te Ipswich rrezikon të dështoj për çështjet e dokumenteve, por jo për fajin e Chelseat.
Armando Broja’s loan move to Ipswich is in danger of collapsing over paperwork issues. Chelsea have been looking to move the Albania striker, who has interest from Everton. Deal not off but Ipswich are considering alternative forwards. Story on @guardian_sport soon #cfc
— Jacob Steinberg (@JacobSteinberg) August 24, 2024