Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të kuorumit.
Vetëm 71 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Kuorum nuk pati as për marrëveshjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore.
Në mungesë kuorumi ka dështuar edhe ratifikimi i marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha që s’ka kuorum për të votuar marrëveshjet. Derisa tha se shumica parlamentare duket se nuk do të votojë asnjë projektligj.