Chelsea i thotë po ofertës së Napolit për Lukakun

Sulmuesi belg rikthehet në Itali pasi Blutë pranuan propozimin e fundit prej 30 milionë euro plus 30% për rishitjen e ardhshme.

Punë e mbaruar, Napoli dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për kalimin e Romelu Lukakut në Itali.

Të dy klubet u takuan sërish dhe ranë dakord për çmimin e transferimit të sulmuesit belg. Blutë do të marrin 30 milionë euro plus 30% për rishitjen e ardhshme, por jo bonus. Napoli përfundimisht pranoi të bënte një ofertë për blerjen e përhershme të “Big Rom” dhe kështu të kënaqte Conte. Tani vetëm detajet duhet të përcaktohen.

Chelsea gjithmonë ka dashur ta shesë Lukakun, duke arkëtuar gjithçka menjëherë. Prandaj, londinezët nuk ishin asnjëherë entuziastë për propozimin e pagesës në tre këste të parashtruar fillimisht nga drejtori sportiv Manna: 7 milionë euro për huazimin, 12 milionë për shlyerjen e detyrueshme në 2025 dhe 12 milionë të tjera në vitin 2026.

Megjithatë, dialogu vazhdoi, me ish-lojtarin e Interit dhe Romës që gjithmonë ka bërë presion për të arritur sa më shpejt marrëveshjen. Në fund Napoli vendosi të përshpejtonte dhe të merrte lojtarin që kërkonte trajneri Conte.

Tani do të jetë e nevojshme të zgjidhet çështja po aq delikate Osimhen, gjetja e një destinacioni për nigerianin dhe grumbullimi i parave që De Laurentiis kërkon prej disa kohësh.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews