Kamala Harris zotohet për një rrugë të re

Zëvendës presidentja amerikane Kamala Harris, zotohet për një rrugë të re përpara, ndërsa ka marrë zyrtarisht nominimin e partisë demokratike për të garuar kundër Donald Trumpit për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris vulosi nominimin presidencial demokrat me një fjalim muskuloz, duke vendosur parime të gjera të politikës së jashtme dhe kontraste të mprehta me rivalin republikan Donald Trump me 11 javë të mbetura në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në natën e fundit të Konventës Kombëtare Demokratike katërditore, Harris, 59 vjeçare, premtoi se do të jetë një presidente “realiste”, “praktike” për të gjithë amerikanët, teksa lufton me Trumpin, 78 vjeç, në një fushatë të ngushtë.

“Në luftën e demokracisë dhe tiranisë, unë e di se ku qëndroj dhe e di se ku përkasin Shtetet të Bashkuara,” tha ajo të enjten, duke akuzuar Trumpin se u përkul para diktatorëve. Ajo premtoi se do të mbështesë NATO-n, Ukrainën dhe “të përballojë agresionin e Putinit”.

Harris u zotua të udhëheqë “për të gjithë amerikanët” dhe të krijojë një “ekonomi mundësish” në një fjalim titullar shumë personal.

Tema të tjera kyçe përfshinin mbrojtjen e të drejtës për abort, unitetin dhe aspiratën e klasës punëtore.

Harris bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim në Gaza, por nuk iu drejtua drejtpërdrejt protestave që po zhvillohen jashtë konventës për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.

Ndërkohë që rivali republikan Donald Trump dha një koment në rrjetet sociale, duke thënë: “Pse ajo nuk bëri diçka për gjërat për të cilat ankohet?”

Demokratët kanë hipur mbi një valë entuziazmi që kur Harris u bë kandidati i tyre, por sondazhet sugjerojnë se zgjedhjet mbeten jashtëzakonisht të ngushta/rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews