“Bota serbe”, fsheh dorën pas vizitës së kreut të CIA-s në Beograd

“Bota serbe”, fsheh dorën pas vizitës së kreut të CIA-s

Se CIA e di kush ishin pjesëtarët e BIA-s dhe MUP-it serb kur u sulmuan ushtarët e KFOR-it në maj të vitit të kaluar në veriun e Kosovës, kjo u vërtetua nga kërkesa e  Ndihmës Serkretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Politika të Sigurisë gjatë një vizite në Beograd, Boris Ruge, drejtuar presidentit të Serbisë Vuçiq,  ditën kur në Beograd zbarkoi edhe Drejtori i CIA-s William Burns.

Nga ajo që zhvillohej në terren, Burs dhe NATO, ishin të koordinuar në kërkesa  pasi që  Ndihmësi i Sekretarit të NATO-s vuri kërkesa direkte te Vuçiq  për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve serbë të dhunës ndaj KFOR-it  si dhe  hapje përgjegjësie penale për sulmuesit e Banjskës në shtator të vitit të kaluar.

NATO  pret që Serbia t’i arrestoi aktorët që përdorën dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, diçka që mediat në Beograd kanë dhënë detaje se Vuçiq ka pranuar të vendos ligjin përballë tyre.

Boris Ruge,  ka dhënë pak më shumë detaje nga takimi me Vuçiq sipas informacioneve  nga Serbia duke i kërkuar atij  të vendoset në qendër të sigurisë rajonale për sa i përket Kosovës, me kërkesën eksplicite t’i arrestojë  huliganët që sulmuan ushtarët e KFOR-it në muajin maj të vitit 2023.

Me këtë sulm ndaj KFOR-it, Ruge kujtoj se ngjarjet  e dhunës serbe mbi KFOR-in kishin nisur kur  ata po i mbronin kryetarët e  sapo zgjedhur  shqiptarë në katër komunat veriore,që pengoheshin të hynin në objektet komunale.

Pas largimit të Bërns nga Beogradi, Vuçiq ka pritur presidentin e Republikës Serbe Millorad Dodik, për siç u tha  në një  deklaratë ironike pas Burns se  ata folën për sistemin ekonomik dhe vendosjen e hekurudhës dhe linjave të transmisionit energjetik të përbashkët dhe  migrimet në të dy pjesët e vendit, serbi dhe Republika Serbe.

Në takim nuk u fol për retorikën secesioniste, por NATO dhe CIA kanë lënë porosi të qarta  duke bërë të ditur  Serbisë se  do të paguaj çmim  nëse rrezikon paqën,  Dejtonin  dhe kërcënimin e Kosovës.

Se SHBA është tepër serioze në angazhimet në Ballkanin Perëndimor  në një fron të përbashkët me aleatët është edhe fakti se Kosova mund të preket edhe me masat shtesë të sanksioneve , nëse bëhen lëvizje  te ura e lumit Ibër, hapja e të cilës cilësohet nga DASH  si rrezik direkt  për ushtarët e KFOR-it amerikanë nga kampi ushtarak  në veri ,të cilët  do ishin të parët në reagim  ndaj  çdo  konflikti ndëretnik, pas hapjes eventuale të urës.

Ura mbi lumin Ibër po tregohet me rreziqe të mëdha dhe  problemi  i  hapjes së saj  ka ekzistuar qeveri pas qeverie, por në një koordinim me SHBA dhe aleatët,  ka vazhduar të rezistojë e paprekur  nga të dyja anët e qytetit të ndarë të Mitrovicës./telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews