Joao Felix edhe zyrtarisht është transferimi më i ri i Chelseat.
Skuadra angleze ka derdhur në arkat e Atletico Madrid plotë 45.5 milionë euro.
Portugezi ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare, derisa janë vet londinezët që kanë bërë të ditur zyrtarizimin e tij përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Joao Felix nga Atletico Madrid”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Chelsea is where he belongs. 🏡
We are delighted to announce the signing of Joao Felix from Atletico Madrid. 🇵🇹🔵 pic.twitter.com/k8jF2PNSgV
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 21, 2024
Ndryshe, kjo do të jetë periudha e tij e dytë me blutë e Londrës, pasi në të parën ai kishte shënuar katër gola në 20 paraqitje për ta në të gjitha garat.