Aplikacioni Telegram është i ndaluar në qytetin e Amsterdamit, për shkak të aktiviteteve të mundshme kriminale.
“Qyteti i Amsterdamit i ka ndaluar punonjësit e tij të përdorin Telegramin në telefonat e biznesit për shkak të aktivitetit të mundshëm kriminal në aplikacion dhe rrezikut të spiunazhit”, tha një zëdhënës i bashkisë.
Qyteti është gjithashtu i shqetësuar për spiunazhin e mundshëm përmes aplikacionit. Telegram u themelua në Rusi, por selia u zhvendos në Dubai dhe kompania është e regjistruar në Ishujt e Virgjër.
Siç raporton NL Times, komunat e tjera në Holandë nuk e kanë ndaluar Telegramin, pavarësisht shqetësimeve të përgjithshme në lidhje me aplikacionin.
Parlamenti diskutoi një ndalim të mundshëm në fillim të këtij viti, por ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Dilan Jesilgoz tha se një veprim i tillë do të ishte një ndërhyrje e tepërt në lirinë e shprehjes.