Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në 40 minuta, ku kolona është 300 metra.
Për të hyrë në vend nga Merdarja pritjet fillojnë nga pesë deri në dhjetë minuta.
Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, të cilat zgjasin deri në një orë e gjysmë për dalje, kurse për hyrje deri në pesë minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 20 minuta për ta lëshuar vendin ka edhe në Mutivodë.