Gjuetisë zgjedhore në diasporë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili gjuhën e tij e përkufizoi si “rrehja shpinën e kapja votën”. Molliqaj vëren se janë dy diskurse në raport me diasporën: dhe se ai s’qëndron për asnjërën.
Postimi i plotë:
Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën.
Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa.
Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parazitë.
Një diskutim i vërtetë me diasporën është i nevojshëm. Ajo është shumë e rëndësishme për ta lënë të instrumentalizuar kështu.