Ditë më parë, reperi Noizy dhe disa persona tjerë dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës. Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital, njëri nga ta Muhamed Iseni, u vetëdeklarua i rrahur në këtë incident.
Ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar fletarrest për Noizyn dhe dy të dyshuar të tjerë.
Në një bisedë për TelegramNews, zëdhënësi i Porkurorisë, Shkodran Nikçi, ka ftuar qytetarët që të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.
“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi për TelegramNews.
Nëse ai nuk paraqitet tek organet e rendit, policia do ta arrestojë qoftë edhe nëse është duke përformuar diku.
Por përkundër kësaj Noizy sonte pritet të performojë në një prej klubeve në Gjilan.