Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë, shkruan TelegramNews.
Sipas raportit 24-orësh, rastin e ka njoftuar në Polici babai i cili ka thënë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendodhjen e tij.
Me këtë rast policia njofton se rasti është nën hetime.
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Skender Luarasi, Prishtinë / 03.08.2024 – 20:10. Më 05.08.2024 ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet tutje.