Arrestimi i pesë serbëve – Vuçiq e quan provokim të qëllimshëm

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të shtunën se pas një hetimi disamujor, ka arrestuar pesë serbë të dyshuar për krime lufte.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se në prill të vitit 1999, në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, kanë kryer një sërë krimesh ndaj civilëve shqiptarë, duke përfshirë vrasje, plagosje, djegie, rrëmbime, dhunime, maltretime dhe tortura.

Vuçiq e ka cilësuar këtë veprim si një provokim të qëllimshëm.

“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiq në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e vendeve të QUINT-it, duke thënë se ata do të bëjnë vetëm deklarata të zbehta kundër veprimeve dhe më pas do të heshtin.

Vuçiq njoftoi se nesër do të ketë biseda me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Do t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Do t’ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës – e gjithë Evropa bën dhe shkruan tekste – edhe pse askush nuk i ka prekur e as arrestuar,” shtoi Vuçiq.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews