Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Visar Korenica, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit nuk do të jenë pjesë e këtij subjekti politik.
Ata do të jenë bashkë me partinë e AKR-së, e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli.
Rrahmani e Korenica do t’i bashkohen Listës për familje të AKR-së dhe PD-së së Ferid Aganit.
Ky bashkëpunim pritet të zyrtarizohet nesër (e martë).
Dy deputetët që pritet të largohen nga partia Vetëvendosje, Korencia e Rrahmani kanë qenë kundër disa projektligjeve, sidomos ata kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil.