Policia e Kosovës ka njoftuar se disa rrugë që çojnë në Bërrnicë të Prishtinës do të bllokohen plotësisht apo pjesërisht për shkak të festivalit “Sunny Hill”.
Me anë të një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se ka hartuar planin operativ për mbarëvajtjen e festivalit.
“Transporti i pjesëmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë). Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonë”, thuhet në njoftim.
Derisa theksohet se përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.
“Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që gjatë kohës kur mbahet festivali të shfrytëzohen rrugët tjera alternative nga qytetarët që të shmangin ngarrkesën në trafik”, thuhet tutje.