Struga e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Pyunikun e Armenisë me rezultatin 2-1.
Besart Ibraimi nga penalltia shënoi për 1-0, ndërsa Lucas Villela i barazoi shifrat në minutën e 23-të.
Nga minuta e 60-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi ukrainasi Ergiy Vakulenko u përjashtua direkt me të kuq.
Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan struganët, që në fund fituan me një gol dallim.
Stefan Spirovski shënoi supergol në minutën e 73-të për rezultatin përfundimtar.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Armeni, ndërsa fituesi i këtij ballafaqimi në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës takohet me fituesin e ndeshjes Differdange – Ordabasy.