Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë sot në Kosovë më rastin e vizitës së ministres së Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko, për shkak të qëndrimit të saj në Britani.
Përmes një postimi në “X”, Presidentja thotë se Yokon pati kënaqësinë ta takojë në Samitin e Grave Lidere në Itali.
“Meqë ministrja e Jashtme e Japonisë, Kamikaëa Yoko, fillon vizitën e saj sot në Kosovë, më vjen keq që nuk mund të jem atje për shkak të vizitës sime në Mbretërinë e Bashkuar. Por muajin e kaluar, pata kënaqësinë ta takoj në Samitin e Grave Lidere në Itali. Ne patëm një diskutim të madh për aleancën e fortë ndërmjet Kosovës dhe Japonisë – një partneritet që jemi të përkushtuar ta forcojmë. Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e Japonisë gjatë viteve dhe presim bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen”, shkroi Osmani.
Yoko pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.