​Trepça skuadër favorite për titullin kampion në basketboll

Fundjavën e kaluar ka nisur edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll me xhiron e parë që solli duele mjaftë interesante, derisa lufta për titullin e kampionit pritet që të jetë e paparashikueshme deri në fund të kampionatit.

Megjithatë, analistë dhe ish-basketbollistë e shohin skuadrën e Trepçës si kandidatin kryesor për t’u shpallur kampion.

Ish-basketbollisti Edmond Azemi konsideron se Trepça ka përbërjen më të mirë të lojtarëve, andaj është një hapa para rivalëve të saj.

“Duhet pasur parasysh që Trepça ka lojtarët vendor më të mirë. E kanë Drilon Hajrizin, Mikael Tmusiç, Erion Kastratin, Dardan Kapiti, janë katër lojtarë kryesor të Përfaqësueses së Kosovës dhe besoj që çdo ekip kur ka këta lojtarë me kalibër shumë të madh, që janë lojtarët kryesor të përfaqësueses, është shumë lehtë edhe të shpallet kampion. Ajo çfarë i duhet është një shtytje nga lojtarët e huaj dhe unë besoj që Trepça prapë se prapë kur e shikoni rosterin ekipin momentalisht më të mirë”, ka thënë Azemi.

Se Trepça ka mundësitë për ta mbrojtur epitetin e më të mirit të Kosovës në basketboll e thotë edhe ish-basketbollisti nga Mitrovica, Artan Mehmeti.

“Unë mendoj se është vetëm fillimi i kampionatit. Superkupa e Kosovës na ka treguar që është vetëm fillimi. Në bazë të asaj që kemi parë në Superkupë, mendoj që për momentin ekipi më i organizuar, pa dashur të jem lokalist, po tregohet që është Trepça, edhe këto ekipet tjera janë të të njëjtit nivel. Edhe pse është shumë herët të flitet, mendoj që Trepça për momentin është ekipi më mirë i organizuar dhe po tregon që do të jetë pretendent edhe këtë vit për titull” ka thënë Mehmeti.

Mehmeti nuk përjashton mundësinë që në këtë kampionat që ketë skuadra që mund të befasojnë.

“Befasi për mua ka qenë ekipi i Borës që ka treguar një lojë shumë të mirë edhe lojtarët e huaj ishin të përzgjedhur shumë mirë. Do të jetë shumë vështirë për ekipet që janë pak më me përvojë kur të luajnë si kundërshtar me Borën. Edhe Vëllaznimi tregoi që është ekip solid. Pak nuk jam i kënaqur për momentin me lojtarët e huaj që nuk kanë treguar cilësi shumë të madhe. Ajo është një gjë që e kam vërejtur në turneun e Superkupës”, shtoi Mehmeti.

E sa i përket objektivave të Vëllaznimit, drejtori i kësaj skuadre, Ideal Bakija, ka thënë për KosovaPress, se ata synojnë në jenë në top katërshen e Superligës.

“Objektivat janë gjithmonë të jemi konkurrues në Superligë. Këtë vit liga do të jetë më e zjarrtë sepse të gjitha klubet kanë sjellë lojtarë kualitativ. Besoj se do të jenë një sezon interesant, por Vëllaznimi do të jetë aty një ekip konkurrues dhe të synojë për top-4”, ka deklaruar Bakija.

Ndryshe, në xhiron e parë ndeshjet i fituan Ylli, Vëllaznimi dhe Prizreni..kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews