Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se nëse Kosova përjashtohet nga CEFTA, i humb 127 milionë euro në vit.
Shahini në Facebook, ka bërë të ditur se përjashtimi eventual i Kosovës nga CEFTA për qytetarët dhe bizneset do të jetë ngarkesë dhe shtrenjtim i produkteve për 10 për qind me vlerën mesatare në vit 127 milionë euro shtrenjtim i produkteve të importit dhe eksportit në Kosovë.