Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në West Point.
Përmes një njoftimi në “X”, Osmani është shprehur e nderuar për pritjen që i është bërë.
“Jashtëzakonisht nga pritja madhështore nga nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point”, ka shkruar presidentja.
Ndërkaq Osmani bëri të ditur se është kënduar himni i Kosovës akademinë më me ndikim të ushtrisë amerikane.
“Himni i Republikës së Kosovës në akademinë më me ndikim të ushtrisë amerikane “West Point” – vendi ku shumë ushtarë nga Kosova janë shkolluar për ta mbajtur Republikën tonë më të sigurtë për të gjithë”, tha ajo. /TelegramNews/
Incredibly honored by the grand welcome from the U.S. Army at the @WestPoint_USMA! 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/R8j8MbR32Y
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 20, 2024