Operimi i hidrocentraleve të Deçanit dërgohet në Kushtetuese

Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e Deçanit, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Pishtarët dhe disa qytetarë të Deçanit kanë dërguar në Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të datës 5 mars 2024.

Nëpërmjet këtij aktgjykimi ishin vlerësuar si të ligjshme procedurat dhe vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore për Hidrocentralet “Belaja”, “Deçani” dhe “Lumëbardhi 2”.

Këto organizata dhe një grup i qytetarëve nga Deçani vlerësojnë se Aktgjykimi i Supremes, është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave vlerësojnë se në vendimet e mëparshme, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës, kanë bërë interpretime të gabuara të Ligjit për ujërat, si dhe pretendojnë se janë shpërfillur dëmet mjedisore.

Dëmet mjedisore të shkaktuara nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit ishin konstatuar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës (MMPH).

Operimi i këtyre hidrocentraleve ishte pezulluar në disa raste – herë më vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e herëve tjera me vendim të gjykatave.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, u tha se kjo gjykatë nuk ka kompetencë të veprojë kundrejt mosveprimit të MMPH-së për t’i ndaluar dëmet mjedisore.

Në vitin 2021, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte publikuar një koncept për rehabilitim e dëmeve mjedisore të shkaktuara në grykën e Deçanit.

Por, mënyra se si ishte paraparë të bëhej rehabilitimi ishte kundërshtuar nga aktivistë mjedisorë dhe nga një prej organizatave më të mëdha në Evropë që lufton për mbrojtjen e lumenjve nga shkatërrimi, “Riverwatch”.

Në rrjedhën Lumëbardhit në këtë qytet janë katër hidrocentrale në pronësi të kompanisë austriake, Kelkos.

Që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve, në vitin 2014, aktivistët dhe banorët lokalë kanë ngritur zërin për dëmet që i janë shkaktuar lumit dhe zonës përreth.

Ata thonë se Kelkos-i, gjatë punimeve, ka dëmtuar shtratin e lumit dhe pjesët atraktive për turizëm.

Kelkos, po ashtu, u akuzua se shfrytëzon sasi më të madhe të ujit për prodhim të energjisë elektrike, sesa sasia që e ka të lejuar, duke e lënë lumin pa ujë në pjesën më të madhe të vitit./rel

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews