Bordi i AGK-së, i përbërë nga kryetari Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, do të dorëzojnë sot komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së në Gjykatën Kushtetuese.
Në seancën e 11 korrikut Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
Ky projektligj u miratua me 59 vota pro, por që u kundërshtua nga partitë opozitare në vend.
Pas dorëzimit të komenteve që është paraparë të bëhet në ora 15:00, bordi i AGK-së pritet të deklarohen për media.