Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në zyrën e tij ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim Hargreaves është shoqëruar nga udhëheqësja e ekipit që mbulon Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Helen Walker, zyrtarin për zbatim të projekteve dhe politikave në Ambasadë, Vladimir Jovanovic dhe zyrtarin për komunikim, Ardian Nrecaj.
“Me Ambasadorin Hargreaves biseduam për zhvillimet në Komunën e Deçanit, projektet e realizuara, prioritetet e komunës drejtë Zhvillimit Ekonomik, e po ashtu edhe për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti ynë. Shpreha mirënjohjen time ndaj mbështetjes së pa rezervë të Mbretërisë së Bashkuar, si një prej aleatëve kryesor të Kosovës dhe një prej shteteve më të fuqishme në Evropë. Falënderoj Ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim”, ka shkruar Ramosaj.
Postimi i tij i plotë në Facebook.