Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së tre stacioneve të benzinit në veri të Kosovës.
Ai e quajti “Nis Petrol” si një pjesë e Gazpromit rus dhe deklaroi se nuk do të lejojë këtë në Kosovë. Ministri shtoi se ata që keqpërdorin do të ballafaqohen me ligjin.
Ai ka thënë se Policia i ka asistuar AKP’së në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok pas informacioneve që ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve që i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Kosovës.
“Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.”
“Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon. Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës.”