​Situata e sigurisë, Konjufca: Jemi të përgatitur për çfarëdo lloj sfide, Kosova është e sigurtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur sot edhe njëherë lidhur me deklaratën e tij dhënë ditë më parë që Serbia po trajnon grupe për ndonjë sulm të mundshëm në Kosovë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka thënë se këtë nuk e ka bërë për t’i frikësuar qytetarët e Kosovës, por për t’iu treguar bashkësisë ndërkombëtare për aktivitetet serbe.

Sipas Glauk Konjufcës, Kosova është shumë e sigurtë.

“Këto nuk i themi për të shkaktuar frikë, por i themi për ta kuptuar më mirë të vërtetën, por ne nuk ia themi popullit tonë. Unë nuk jam këtu duke fol për popullin, unë jam duke fol këtu për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet me e ndëshkua Serbinë sepse këto janë ato që po i zhvillon Serbia. Sa i përket popullit të Kosovës edhe statistikave ju i pat statistikat, për 6% ish rrit numri i të huajve që vijnë në Kosovë i turistëve, do të rritet edhe më shumë. Kosova është shumë e sigurtë, institucionet janë stabile edhe janë të gatshme me iu kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia”, ka deklaruar Glauk Konjufca.

Kryetari Glauk Konjufca, derisa foli për bashkësinë ndërkombëtare, deklaroi se edhe këta të fundit e dinë që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Por, shtoi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më e gatshme për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide të sigurisë.

“Prej këtyre pretendimeve ajo nuk ka heq dorë kurrë, por në të njëjtën kohë edhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide të sigurisë. Kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurtë, kurrkush nuk i thotë këto deklarata për me i frikësua, as për më shkaktua ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë beson në institucionet tona efektive për me iu kundërvu çfarëdo tendence të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka deklaruar Glauk Konjufca.

Që ka grupe që kanë synim destabizilim e Kosovës, Konjufca ka thënë se ekzistojnë dhe se të njëjtat janë të strehuara në Serbi, por sa i përket situatës brenda Kosovës gjithçka është në kontroll.

“Që ka grupe që kanë synim me detsabilizu Kosovën ato ne nuk mundemi me rrejt, as nuk mundem me mashtru askënd, ato ekzistojnë, janë të strehuara në Serbi, mirëpo sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosës të cilat munden me destabilizua Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta edhe janë në shpartallim e sipër. A prej Serbisë atje, ku ushtrojnë ata, ku i marrin armët, ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë e institucionet tona të sigurisë na i bartin neve krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë, ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre”, ka shtuar ai.

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka komentuar edhe deklaratën e ndihmës Sekretarit, James O’Brien, i cili ka thënë se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër, duke thënë se kjo është ajo që janë munduar ta shpjegojnë gjithmonë.

“Ajo është ajo që gjithmonë jemi munduar ta shpjegojmë. Na ka gëzuar tej mase sepse kjo është një mirëkuptim për atë që po e bëjnë institucionet e Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk janë kundër asnjë komuniteti në Kosovë, nuk janë kundër asnjë civili në Kosovë, institucionet e Republikës së Kosovës janë demokratike dhe zbatojnë sundimin e ligjit në atë pjesë të territorit, por kush don me iu dalë përballë institucioneve dhe me dhunë me sfidu autoritetin e institucioneve të Kosovës ne do të veprojmë sipas ligjeve”, ka deklaruar Glauk Konjufca.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosvës, Glauk Konjufca ditë më parë deklaroi se Serbia duhet të shihet rrezik jo vetëm në Kosovë por për krejt stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shpërndarë një deklaratë të ndihmës Sekretarit, James O’Brien, i cili ka folur për përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews