Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një ekzaminimi të një dërgese postare nga SHBA-ja, në një pako është hasur në në substancë narkotike Kanabis sativa.
Sipas njoftimit, substanca narkotike kishte peshë 1 kilogram.
Kurse bëhet e ditur se me këtë rast një person është është ndaluar nga Policia.
“Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA , në një pako , është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg.Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili eshte ndaluar”, thuhet tutje.