Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Turqisë është arrestuar si i dyshuar për rastin e therjes më thikë të 26-vjeçarit nga Prizreni, i cili ka vdekur të dielën në QKUK, si pasojë e plagëve të marra një ditë më herët.
Policia në raportin 24-orësh të së hënës ka dhënë detaje për rastin.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporti.
Viktima të shtunën ishte gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “Bazhderhane” në Prizren.