Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të enjten, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “vrasje” dhe “grabitje”.
I dyshuari me inicialet G.V., i lindur në vitin 1997 është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura të tjera.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin policor.