“Trepça” në veri: Gjendje skandaloze me asete të pa regjistruara pronësore

“Trepça”, vazhdon të mbetet me shumë probleme  organizative dhe konfrontime të brendshme në raport sindikal me kreun e ndërmarrjes. Asetet e paregjistruara të ndërmarrjes që shumë herë ka prekur falimentimin, mbeten të paregjistruara në veriun e vendit, thonë të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditorit të cilat kanë evidencuar parregullësi dhe në gjuhë të butë të auditorit janë shprehur si raste rekomanduese për korrigjim.

Duke shprehur  bindjen për mungesë informacionesh të duhura, Auditori në raportin e vet për vitin e kaluar rreth aseteve  dhe pronave shpalos detaje në problemet e banimit, menagjimit të fondeve të sektorit publik dhe mos regjistrimit të pasurive me dëshmi.

Pronat e Trepçës figurojnë të regjistruara në dokumentacionin bazë të arkivit të ndëmarrjes, por për dallim nga shënimet ekzistuese të pronave në veri menagjimi i tyre atje nga Trepça, është jashtë mundësive për shkak të gjendjes politike e të sigurisë.

Analiza e fushës së pasurive, sipas Auditorit shpalos gjendjen aktuale se “ndërmarrja nuk posedon një data bazë për informata të detajuara për banesat e dhëna në shfrytëzim punëtorëve të saj”.

Nuk ka të dhëna  për numrin e njësive banesore…

Ndërkohë që numri i personave që kanë aplikuar për blerjen e banesave nga punëtorët është 237 veta, këto banesa nuk figurojnë të regjistruara në regjistrin e pasurive.

Meqë mungojnë shënimet, këto asete nuk janë përfshirë në pasqyrimin financiar vjetor të ndërmarrjes.

Mungojnë gjithashtu edhe  vlerësimet e pasurisë së 24 parcelave në pronësi Trepça Sh. A. të vlerësuara nga Ministria e Financave në vlerë 781. 181 euro.

“Mungon pasqyra e regjistrit  të njësisë biznesore të Minierës në Kopaonik – Leposaviq të cilat sipas regjistrit kadastral, ishin pronë e njësisë, por tash nuk janë të regjistruara dhe  numri i këtyre parcelave është 107”, thotë raporti.

Në regjistra janë 880 pasuri me vlerë zero dhe që prej tyre 52 kanë qenë objekte.

Ka edhe shumë shifra të tjera asetesh të cilat qëndrojnë në shpërputhje mes regjistrit analitik dhe pasurive që figurojnë në pasyrën financiare.

Asetet pronësore të paluajtshme të Treçës në veri, nuk mund të privatizohen nga AKP-ja.

“Asetet e Trepçës në veri të Kosovës, nuk menagjohen nga AKP-ja, por ato janë nën menagjimin e një komisioni ndërministror  që i japin llogari kryeministrit dhe po i njëjti komision përbëhet edhe nga drejtori i  kësaj ndërmarrje”, i thanë gazetës Telegrami.co burime brenda AKP-së të shtunën.

“Ne nuk kemi ingerenca menagjuese atje, megjithëse kemi njohuri për çdo gjë. Për çdo gjë që ndodh atje vendimet i merr kryeministri me drejtorin “, deklarohen në AKP dhe shtojnë:

“Me pronat e atjeshme dhe të ndërmarrjeve publike, po duan ta bëjnë “Fondin Sovran” i cili përbëhet nga ndërmarrjet si hekurudha Hoteli Grand, Trepça dhe shumë të tjera të cilat veç janë në falimentim.

Kryeministri po mundohet të ndërtoj një fond të tillë që ai e quan sovran dhe për shembull me mjetet e njërës ndërmarrje me i mbulu humbjet e ndërmarrjes tjetër, të gjitha janë në falimentim. Në Trepça nuk u janë paguar shumë rroga punëtorëve dhe i kanë lënë punëtorët pa bukë. E kanë çuar punën deri aty sa t’i përplasin punëtorët me ndërmarrjen “, shpalosin burime brenda AKP-së./S.Krivaqa

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews