Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me dronët “Bayraktar” të Kosovës, duke thënë se reagimet e tilla nga Serbia nuk janë befasi dhe se ato priten gjithmonë.

Zeka theksoi se Serbia po përpiqet të paraqitet si viktimë në këtë situatë duke përdorur politika të vazhdueshme ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai, “e di shumë mirë se Kosova është e humbur për ta”.

“Shteti i Kosovës duhet të kujdeset të mos bjerë në grackën e këtyre politikave. Politika jonë nuk është në favor të Serbisë, dhe çështja e sistemit të mbrojtjes së dronëve është çështje e brendshme e secilit shtet. Kosova duhet të fokusohet në detyrat e saj dhe të koordinojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Zeka në emisionin Rreth e Rrotull.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se dronët “Bayraktar” kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe. Ata gjithashtu theksuan se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dronë jashtë kufijve të Kosovës, ndërsa qëllimi i tyre është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte pretenduar se dronët “Bayraktar” të blera nga Kosova nga Turqia kanë operuar në lartësi të larta për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe, duke theksuar se kjo nuk është në kundërshtim me hapësirën ajrore nën kontrollin e KFOR-it.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews