Premtimi i Bedri Hamzës: Kosovën dhe Shqipërinë do t’i lidhim edhe me Hekurudhën e Kombit (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar projektet e tij për hekurudhën e Kosovës.

Hamza ka thënë se do ta ndërtojë edhe Hekurudhën e Kombit për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve. Kjo linjë hekurudhore moderne, Hamza ka thënë se duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit.

“Kosovën do ta lidhim me hekurudhë, me Shqipërinë dhe shtetet e rajonit. Transporti hekurudhor ul ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit. Redukton ndotjen dhe kontribuon në mbrojtjen e mjedisit. Ne do ta përfundojmë projektin e modernizimit të Linjës Hekurudhore 10, që lidhë Hanin e Elezit me Leshakun. Dhe, pas rrugës së kombit, do ta ndërtojmë edhe hekurudhën e kombit. Kjo linjë hekurudhore moderne që forcon lidhjen mes shqiptarëve duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi. Për sa i përket transportit të brendshëm hekurudhor, do ta funksionalizojmë linjën Klinë–Prizren dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën, duke e rritur shpejtësinë minimale të lëvizjes deri në 120 kilometra në orë”, thotë Hamza në këtë video të postuar prej tij.

Hamza ka premtuar edhe nga Prishtina deri në Aeroportin “Adem Jashari” do të ketë linjë hekurudhore funksionale.

“Me hekurudha moderne, çdo qytetar do të udhëtojë më shpejt, më lirë, më pastër dhe më sigurt. Me hekurudha moderne, Kosovën do ta bëjmë ma të mirë!”, thotë Hamza.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews