Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Në vitin e fundit të mandatit katërvjeçar, Qeveria “Kurti 2” i ndau 202.8 milionë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këto mjete u planifikuan për t’u shpenzuar për vitin 2025, më qëllim që ushtria t’i kryejë detyrat me efikasitet të plotë. Kryeministri, Albin Kurti, jo rrallë u krenua se buxheti për ushtrinë ishte rritur nga viti në vit, prej se ai kishte marr drejtimin e Qeverisë.

“Buxheti i përgjithshëm për Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër [2025] do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor, sipas standardit të NATO-s. Me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro”, pati deklaruar ai, më 31 tetor 2024, kur qe miratuar buxheti 3.6 miliardë eurosh nga ana e kabinetit të ministrave. Derisa këto të dhëna për mbrojtjen dhe sigurinë nuk u klasifikuan si konfidenciale, krejt në fshehtësi po ruhen shifrat e parave të mbledhura në Fondin e Sigurisë, i cili u themelua më 1 mars 2022.

Në vendimin e themelimit të këtij Fondi thuhet se mjetet do të buxhetohen tek Ministria e Mbrojtjes si buxhet shtesë dhe do të përdoren për mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes dhe sigurisë shtetërore, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm.

E pyetur për shumën e mbledhur, donatorët më të mëdhenj dhe nëse paratë e dhuruara vullnetarisht nga qytetarët janë shfrytëzuar deri më tani, kjo ministri ka refuzuar të përgjigjet.

“Sa i përket pyetjeve për Fondin e Sigurisë duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Financave të cilët janë përgjegjës si për fondin ashtu dhe për ndarjen buxhetore”, ka qenë përgjigja e Liridona Gashit, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Edhe më të mbyllur janë treguar në Ministrinë e Financave. Nga kjo ministri nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje në pyetjet e dërguara nga portali, që nga data 20.01.2025.

Mes “transparencës” dhe “konfidencialitetit”

Ramadan Ilazi, udhëheqës i Hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë thotë Fondi është mbuluar nga një fshehtësi e panevojshme.

“Neni 120 i Kushtetutës përcakton qartë se fondet publike duhet të mblidhen dhe të shpenzohen në mënyrë transparente e të përgjegjshme, mirëpo Fondi i Sigurisë mbetet një mister për publikun. Të paktën, qeveria duhet të publikojë informacione bazë: kategoritë e përgjithshme të shpenzimeve, shifrat totale të buxhetit dhe raporte periodike—nëse jo për publikun e gjerë, atëherë të paktën për Komisionin Parlamentar përgjegjës për Mbrojtjen”, thotë Ilazi.

Në Nenin 120 të Kushtetutës së Kosovës shprehimisht thuhet: “Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”.

Skender Perteshi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit ‘Prevent’ thotë se informacionet për Fondin e Sigurisë janë të klasifikuara për shkak të asaj se nëse informacionet e shumës së Fondit apo se për çfarë janë shpenzuar mjetet, mund të cenojnë sigurinë kombëtare. “Në atë buxhet mund të kenë qasje vetëm individët të cilët argumentojnë arsyen pse kërkojnë këtë qasje në ato informata, të cilët janë të pajisur me certifikatë të sigurisë prej nivelit të konfidencialitetit deri tek niveli ‘Top Secret’, nivele që janë të bazuar tek ligji për klasifikimin e informacionit”, thotë Perteshi.

Megjithatë, ditën ku është miratuar buxheti për vitin 2025, për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk ka qenë problem të flasë për paratë që janë ndarë për ushtrinë dhe për qëllimin e shfrytëzimit të tyre.

“Rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në resurse humane, përgatitje të personelit ushtarakë dhe ngritje të kapaciteteve operacionale përmes investimit në armatime, është tregues i qartë që ky sektor ka vëmendjen e duhur dhe do të fuqizohet në vazhdimësi, jo vetëm për të mbrojtur shtetin por dhe për të kontribuar në çdo operacion ndërkombëtar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe paqes”, pati deklaruar Maqedonci.

Nga komentimet nuk ishte rezervuar as Lëvizja Vetëvendosje. Rritjen e buxhetin për ushtrinë, kjo parti e ka shfrytëzuar edhe për t’i goditur partitë që kanë qeverisur më herët.

“Një krahasim i thjeshtë midis ndarjeve buxhetore të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025 tregon qartazi ndryshimin e madh në qasjen ndaj ushtrisë. Më parë, gjatë qeverisjes së Klubit të Stërvjetëruar Politik, ushtria nuk merrte vëmendjen e duhur, siç dëshmojnë rekrutimet e pakta, pajisjet ushtarake të vjetruara dhe buxheti i ulët”, shkruan në një postim që LVV e kishte publikuar në rrjete sociale më 1 nëntor 2024.

Sipas partisë në pushtet, “sot, kjo gjendje ka ndryshuar drastikisht” pasi “janë bërë investime të mëdha në rritjen e numrit të ushtarëve, modernizimin e pajisjeve ushtarake dhe blerjen e sistemeve më të reja të armatimit”. Por, sa i përket Fondit të Sigurisë nuk është thënë gjë!

Kur, si dhe pse krijohen fondet?

Ramadan Ilazi ka bindjen se kjo iniciativë e cila u promovua shumë në fillim, duket se është zbehur. Kjo, sipas tij, lë përshtypjen se nuk ka pasur strategji të qartë prapa iniciativës. “Zakonisht kur krijohen fonde të tilla, ato krijohen në një situatë emergjente, kur burimet e qeverisë mund të jenë të pakta, ose nevojiten më shumë burime, siç janë fondet, për të trajtuar një kërcënim në zhvillim”, thotë ai.

“Megjithatë, është e rëndësishme të dihet më dhe të kemi një politikë strategjike të qartë se çfarë është kjo më shumë, për të cilën ne kemi nevojë që publiku dhe palet e tjera të japin kontribute shtesë, përmes një buxheti të dedikuar, dhe për mua kjo nuk ka qenë e qartë deri më tani. Kjo sidomos kur kihet parasysh se qeveria ka pasur suficit buxhetor secilin vit” , shprehet Ilazi.

Perteshi në anën tjetër thotë se Qeveria ka të drejtë që informacionet për këtë Fond t’i konsideroj si të klasifikuara.

“Kjo nuk do të thotë që Qeveria apo institucionet mund t’i keqpërdorin këto fonde apo të ketë dyshime për mënyrën e shfrytëzimit të tyre, sepse edhe Ligji për Klasifikimin e Informacionit dhe Verifikimin e Sigurisë edhe legjislacioni në përgjithësi, ka rregulluar mënyrën se si mekanizmat e kontrollit civil dhe demokratik të sigurisë mund t’i kontrollojnë, monitorojnë dhe menaxhojnë fondet të cilat konsiderohen si të klasifikuara”, thotë Perteshi.

Ai shton se janë Komisionet Parlamentare për Mbikëqyrjen e AKI-së, ai për Mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe Agjencia për Klasifikim të Informacionit dhe Verifikim të Sigurisë si dhe mekanizma tjerë institucional, të cilët e kanë të rregulluar mënyrën se si menaxhohen dhe mbikëqyren këto fonde.

Ilazi thotë se gjatë këtyre katër vjetëve ka qenë pozitive rritja e buxhetit për mbrojtje, ndonëse sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme.

“Siguria nuk përkufizohet vetëm nga investimet në armatim dhe pajisje. Për këtë arsye, trajnimet, ndërveprimi me NATO-n dhe një qasje e planifikuar e qëndrueshme duhet të jenë përparësi, në vend të një gare njëdimensionale armatimi”, thotë ai.

Për blerjen e armatimit dhe pajisjeve për institucionet e Sigurisë, Perteshi thotë se ka arsyetim ligjor edhe në Ligjin e Prokurimit Publik, për shkak të interesit kombëtar.

“Gjatë procedurave për blerjen e pajisjeve të ndryshme, mund të barten informacione sekrete dhe ligji i ka të rregulluara mënyrën se si institucionet mund të negociojnë kontrata apo mund të lidhin kontrata të klasifikuara me operatorë të ndryshëm ekonomikë, qoftë lokal apo ndërkombëtar. Brenda atyre Komisioneve është e rregulluar mënyra se si këto blerje të cilat i shmangen procedurave të rregullta të prokurimit publik mund të shkojnë duke u mbikëqyrur dhe duke garantuar integritet në këtë proces në përgjithësi”, shton Perteshi.

E Ilazi thotë se Qeveria duhet të ketë qasje më transparente dhe të sigurojë që veprimtaria e Fondit përputhet me objektivat më të gjera të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ta bëjë këtë në një mënyrë që respekton njëkohësisht Kushtetutën dhe besimin e publikut, por edhe reflekton edhe strategjinë më të gjerë të sigurisë së vendit në përputhje me qasjen e NATO-s, që është mbrojtja e zgjuar”, përfundon Ilazi.

Më 01.03.2022 kur u themelua Fondi i Sigurisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati shkruar se Fondi u themelua në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, situatës dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtar.

“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës”, shkruante Kurti.

Fondi, siç thoshte ai, do të përdorej ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria. Gjatë kohës së rezistencës paqësore në vitet ’90-ta ishte krijuar Fondi i 3 përqindëshit, ndërsa gjatë periudhës së luftës, ishte krijuar edhe Fondi “Vendlindja Thërret”. Mënyra e shfrytëzimit të parave të derdhura në këto dy fonde, në vazhdimësi është përcjell me dyshime për keqpërdorimin e tyre. /Kallxo.com

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews