Ka ndërruar jetë trajneri i njohur kosovar Ali Pllana. Pllana ishte për shumë vjet kryetar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, themelues i këtij sporti, ish-shenjëtar dhe trajner.
Në cilësinë e trajneri ai ishte pjesëmarrës edhe në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në Lojërat Evropiane Baku 2015.
Me këtë rast familjes së tij ngushëllime i ka shprehur Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
“E nderuara familja, Pllana
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuuesit të madh të sportit, Ali Pllana.
Pllana ishte për shumë vjet kryetar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, themelues i këtij sporti, ish-shenjëtar dhe trajner.
Kontributi i tij i palodhshëm dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të shenjëtarisë sportive do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat e ardhshëm.
Ai ishte pjesëmarrës në cilësinë e trajnerit edhe në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në Lojërat Evropiane Baku 2015.
Në emër timin personal, Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Pllana, Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, miqve dhe dashamirësve të sportit”.