Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ortakja e saj në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 03.07.2024 – 07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim./Telegrami.co