Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për ndalimin e edicionit të dhjetë të festivalit ‘Mirëdita-Dobar dan’ nga autoritetet serbe.
Rohde në platformën “X” tha se është takuar me Kushtrim Koliqin nga organizata ‘IntegraNGO’ partneri i festivalit ‘Miredita, Dobar Dan’.
Sipas Rohdes, përkrahja e ndalimit promovon nacionalizmin, që siç tha ai,nuk ka vend në kontinentin tonë.
“Sapo u takua me Kushtrim Koliqin nga ‘IntegraNGO’ partneri i festivalit ‘Miredita, Dobar Dan’, organizuar nga njerëzit të guximshëm nga Kosova dhe Serbia me fokus paqen dhe pajtimin. Autoritetet serbe ndaluan tani edicionin e tij të 10-të. Mbështetja e ndalimit po promovon nacionalizmin. Kjo nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar Rohde.