Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, theksoi se Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi pavarësisht se ka pranuar fajin dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Rohde në “X” tha se kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen, andaj sipas tij, drejtësia duhet të vendoset pa vonesë ose justifikim.
“Një vit më parë, në Banjskë është vrarë oficeri Afrim Bunjaku. Sakrifica e tij nuk do të harrohet. Megjithatë, Radoiçiq, autori i dyshuar, mbetet i lirë në Serbi, pavarësisht se e pranon fajin. Kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen. Drejtësia duhet të vendoset – pa vonesë ose justifikim”, tha ai.
Ndryshe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ministra të kabinetit qeveritar, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij.
Kurti theksoi se “Serbia është përgjegjëse andaj duhet të jap përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë”./TelegramNews./
One year ago, @Kosovo_Police officer Afrim Bunjaku was killed in Banjska. His sacrifice won’t be forgotten. Yet Radoičić, the alleged perpetrator, remains free in 🇷🇸 despite admitting guilt. This lack of accountability undermines peace. Justice must be served- w/o delay or excuse pic.twitter.com/NOgxDvL38U
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 24, 2024