Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mirëpret përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar dialogun me Serbinë në Bruskel.
Rohde, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ ka thënë se është një zotim i qartë publik për të vazhduar dialogun me Serbinë në një frymë konstruktive.
“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive. Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka thënë Rohde.
Welcoming the Kosovar Government’s 🇽🇰 clear and public commitment to continuing the 🇪🇺-led dialogue with Serbia in a constructive spirit.
This is a key step towards the first disbursement under the EU Growth Plan.https://t.co/vatfr47VcF— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 27, 2024
Kurti, gjatë javës së kaluar është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, të cilit i ka thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë procesin e dialogut me Serbinë.
“Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi”.
Kurti ia ka konfirmuar drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të marrëveshjes bazë dhe planit zbatues të arritur gjatë vitit 2023.