Një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten në Skënderaj.
Sipas njoftimit të policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.