Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se Rrahmani pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.
Dje gjatë mbajtjes së seancës në kuvendin komunal të Podujevës ka ndodhur përplasja mes Bulliqit e Rrahmanit./TelegramNews/