Dimal Basha si ndal ofendimet ndaj mediave

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, është një nga personat që shpesh sulmon mediat në Kosovë.

Sot, në seancën e Kuvendit, ai përdori gjuhë primitive kur u kërkua nga LDK të tërhiqte projektligjin për KPM’në.

Basha tha se qeveria aktuale “ua ka ndalë komplet tagjinë” mediave. Tagjia është ushqim për kafshë dhe kjo gjuhë nuk është përzgjedhur rastësisht nga deputeti i VV’së.

“Kjo qeveri është e vetmja që ua ka ndalë komplet tagjinë dhe asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

Basha gjithashtu ka theksuar rëndësinë e kujt fol në debat, duke përmendur Flutura Kusarin, e cila, sipas tij, përdor lirinë e mediave për të mbrojtur interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

“Ka rëndësi edhe kanihere kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve, por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.

Ndaj këtyre deklaratave, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar, duke e cilësuar si “një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medieve dhe pluralizimit medial në Kosovë”.

“Gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së medieve, lirisë së shprehjes dhe pluralitetit medial në Kosovë”.

Për të mos u mjaftuar me gjuhën e përdorur në Kuvend, Basha i ka reaguar AGK’së dhe i ka shpërndarë dy deklaratat e tij duke thënë se “të dy argumentet qëndrojnë”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews