“Mezi po pres” për ta vazhduar bashkëpunimin me Donald Trump.
Kjo është fjalia e vetme e kryeministrit Albin Kurti e konfirmuar pas fitores së Donald Trump President i ri i SHBA-së në zgjedhjet e 5 nëntorit, fryma e të cilave po e mbretëron gjithë globin tokësor.
Në dy ditët pas zgjedhore të kësaj fitoreje, shumë shtete të botës dhe shumë kundërshtarë të presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, janë në kërkim të rrugëve të reja për ta maskuar lakuriqësimin e deklaratave publike nga koha e pushtetit të tij deri më vitin 2020 kur ai e la Shtëpinë e Bardhë, se nuk e çmonin një bashkëpunim me një president që kishte ardhur nga rastësia në krye të Amerikës.
Së fundmi për këtë dukuri është deklaruar ligjëruesi i Universitetit John Hopkin në SHBA Edward p Joseph, i cili parashikon zgjedhje të vështira për Albin Kurtin më 9 shkurt të vitit 2025, nëse emërohet sekretar shteti amerikan Richard Grenell, ose edhe nëse emërohet në cilën do pozitë të lartë shtetërore në mandatin e pushtetit Trump.
Emisari Grenell, njihet si kundërshtar i Kurtit , pasi ka pasur mospajtime të thella dhe ajo që i ka thelluar kundërthënjet është se Grenell është kritikuar nga Kurti edhe gjatë këtij viti.
Kurti në fund të mandatit të Trump, e kishte akuzuar Grenellin se donte ta rrëzonte Qeverinë Kurti si emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi nga SHBA.
Përkufizimi i Grenell në atë kohë ishte një deklarim i tij se “Kurti ishte antiamerikan dhe se ai ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë: Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump”.
Megjithatë, Kurti as në mandatin Biden, nuk ka koordinuar bashkëpunimin me SHBA-në, për çka administrata e Presidentit demokrat, nuk e kishte ftuar asnjëherë në Shtëpinë e bardhë dhe sa për t’i larë fytyrën Kurtit, me praninë e vet në SHBA, Presidentja Vjosa Osmani, disa herë ka relaksuar situatën Kosovë-SHBA.
Anti amerikanizmin e Kurtit në një reflektim publik të devijimit të historisë mbështetëse të SHBA-së për Kosovën, më së miri e ka shfrytëzuar Serbia duke shtrirë një bashkëpunim miliardësh me Amerikën në energjetikë, ku Serbia e quan “vlerë kombëtare”, derisa Kurti ndan “fitra” për rrymë eficiente duke e shpenzuar buxhetin në financime sociale.
Ai shton gjithashtu se, përtej kësaj, ekziston edhe e kaluara e tij në politikën e jashtme, “e cila i shpëton çdo lloj kontrolli”.
Lista “Guxo”, kritikon qasjen e Qeverisë ndaj Donald Trump
Presidenti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht Richard Grenell, jo rrallëherë janë kritikuar për politikat e tyre karshi Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetë e militantë të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Kurti e kishte kritikuar ashpër ish- emisarin Richard Grenell si zyrtar që po e favorizonte Serbisë, derisa zëvendësja e tij, Donika Gërvalla, ishte edhe më ashpër ndaj Trump e Grenell, duke thënë se këta të dy asnjëherë nuk janë interesuar për fatin e Kosovës.
Deputeti i Listës “Guxo” Burim Meta i ka quajtur si deklarata të papjekura dhe të panevojshme.
Sipas tij, qëndrimet e tilla si të Gërvallës tregojnë mos aftësinë në politikën e jashtme dhe vendore.
Dimal Basha, i mat fjalët pas fitores së Trump
Deputeti më i zëshëm i Vetëvendosjes Dimal Basha që njihet edhe si deputeti më i padurueshëm dhe inatçi nga Vetëvendosja, mbron Albin Kurtin duke thënë se veprimet e Kurtit në veri të Kosovës nuk ishin kundër Amerikës.
Ai ka akuzuar opozitën se në emër të amerikanizmit po duan ta kthejnë “biznesin me Radoiçiqin në veri”, ndërsa nën ethet e zgjedhjeve, Basha tha se edhe nëse Vetëvendosje i merr 45% me kënd e bëjnë koalicionin.
“A e keni pyet veten, nëse edhe i marrim veç 45%, me kënd bëjnë koalicion këta, si e formojnë qeverinë pa partinë e Radojçiçit?!”
Në një postim social Dimal Basha ka shprehur ëndrra pas fitores së Trump në SHBA, duke dashur të tregojë se i bie pishman çdo fjale që e ka folur deri tani për proceset moskoordinuese të Qeverisë Kurti me SHBA-të.
“Amerika vazhdon me qenë aleati më i madh i shtetit tonë, dhe Kosova me Kryeministrin Kurti është qeveria më pro-amerikane në gjithë Ballkanin, sepse me qenë amerikan është me qenë patriot që lufton për drejtësi, demokraci e mirëqenie të popullit tënd, jo për mirëqenien personale. Nuk je amerikan kur prej panlave me rrogë të shtetit ke përfundu pronar i tokave e villave luksoze milionëshe! Ju nuk i bëni nder as me ia përmend emrin Amerikës, aq më pak m’u thirr në vlera të tyre!
Për fund, më treguan që mercenarët po ulurojnë me kthy Kosovën në vitin 2019, dmth pe kërkojnë një Kosovë pa Albinin e me Radojçiçin shef në veri. Kjo ka qenë Kosova e 2019-së që po e kërkojnë! Të njejtën kërkesë e ka Serbia – një Kosovë pa Albinin e me Radojçićin – mirëpo ajo gjendje nuk kthehet as në ëndrrat tuaja, sepse ky popull nuk mashtrohet më! Nuk mundeni me kthy Radojçiçin duke u thirr n’emër të Amerikës. Kush do me kthy Kosovën në vitin 2019-tën me Radojçiçin shef në veri, mundet m’u rreshtu pas tij veç në Serbi, se n’Kosovë më s’ka vend më, së paku me Albinin jo”, ka shkruar Basha.
Dimal Basha që kurrë nuk është marrë me vendin prej ngavjen si deputet, është poaq kontrovers sa edheMefail Bajçinovci, i cili ik nga seancat e Kuvendit për të bërë fotografime nga kafet e veriut që shumëkush i komenton si ekskursione elektorale dhe vizita për hulumtim në tregun e zi. /Telegram News