Përfundon Provimi i Maturës, disa nxënës përjashtohen për përdorim të telefonit

Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka përfunduar Provimi i Maturës 2024, shkruan Telegrami.co.

E bëhet e ditur se rezultatet do të publikohen më 1 korrik.

Sipas njoftimit, këtij provimi iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë, ndërsa u organizua në 151 qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1 mijë e 500 klasa.

Gjithashtu theksohet se në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.

“Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se ka përfunduar Provimi i Maturës 2024, të cilit iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 151 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1500 klasa.Këtë vit kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së. KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit. Sipas raporteve të administratorëve, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave. Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi. Rezultatet e Provimit të Maturës do të publikohen më 01.07.2024”, thuhet në njoftim./Telegrami.co./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews