Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore.
Ajo ka thënë se këtë vit do të ndajmë nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, dhe nga 110 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9.
“Tashmë llogaritë i keni aktive nga viti i kaluar dhe i gjithë procesi i aplikimit do të jetë shumë i lehtë. Përmes kësaj videoje, do të informoheni detajisht për mënyrën e aplikimit në Platformën e-kosova”. është shprehur Nagavci.