Ministria e Arsimit ka njoftuar se deri sot kanë aplikuar mbi 150 mijë prindër për subvencionimin e teksteve shkollore.
Sipas Ministrisë, tashmë janë ekspozuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera.
“Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve”, ka njoftuar Ministria e Arsimit.